Biden vizitë në Irlandën e Veriut

Presidenti amerikan kërkon stabilitet politik ndërsa premton investime në rajon

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka zhvilluar një vizitë në Irlandën e Veriut ku është takuar me liderin britanik Rishi Sunak.

Biden deklaroi  se marrëveshja e re e Brexit mund të sjellë investime të rëndësishme në vend.

“Ata që kanë qenë në Amerikë e ndodhen këtu tani e  dinë se ka një popullsi të madhe që është duke investuar dhe kujdeset shumë për atë që ndodh këtu. Mbështetja e popullit të Irlandës së Veriut, mbrojtja e paqes, ruajtja e Marrëveshjes së të Premtes së Mirë në Belfast është një prioritet si për demokratët ashtu edhe për republikanët në Shtetet e Bashkuara. Dhe kjo është e pazakontë sepse ne kemi qenë shumë të ndarë në partitë tona. Kjo është diçka që bashkon Uashingtonin.”

Vizita e Biden vjen në 25-vjetorin e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë të vitit 1998 që i dha fund 30 viteve gjakderdhje midis  sindikalistëve, të cilët dëshironin që Irlanda e Veriut të ishte pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, dhe nacionalistëve të cilët donin  që ajo ishte pjesë e Republikës së Irlandës.

Por, kjo marrëveshje ka dështuar të bindë partinë më të madhe pro-britanike të rajonit, Partinë Unioniste Demokratike për t’i dhënë fund një bojkoti më shumë se një vjeçar të intitucioneve.

Biden nënvizoi se  zgjidhja e ngërcit politik mbetet mjaft e rëndësishme për të ardhmen e Irlandës së Veriut.

“Një qeveri që punon për të gjetur rrugë për të kaluar problemet e vështira së bashku do të krijojë mundësi edhe më të mëdha në këtë rajon. Kështu që shpresoj Kuvendi dhe ekzekutivi së shpejti do të rikthehen. Ky është një gjykim që duhet ta bëni ju, jo unë, por shpresoj që të ndodhë.”

Drejtuesit e Partisë  Unioniste Demokratike janë shprehur se vizita e Biden nuk do t’i bindë ata të mos  ngrenë zërin ndaj rregullave tregtare që e trajtojnë Irlandën e Veriut ndryshe nga pjesa tjetër e Mbretërisë së Bashkuar. Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE, Irlanda  e  Veriut u bë e vetmja pjesë e  Britanisë së Madhe që kishte një kufi tokësor me një vend të BE-së  Republikën e Irlandës.

Për të mbajtur të qartë kufirin, Londra dhe Brukseli ranë dakord për Protokollin e Irlandës së Veriut ku mallrat kontrollohen për t’u siguruar që ato janë në përputhje me rregullat e unionit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share