Flamujt e SHBA u vendosën në rrugët e Jerusalemit dhe helikopterët fluturuan drejt qytetit të Betlehemit të Bregut Perëndimor, në përgatitje për vizitën e parë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden në rajon këtë javë.
Biden do të vizitojë Lindjen e Mesme më 13-16 Korrik dhe do të takohet me lidershipin izraelit dhe palestinez më 14-15 Korrik. Kreu i administratës amerikane do të fluturojë direkt nga Izraeli në Arabinë Saudite të enjten, teksa Jerusalemit dhe Riadi janë afruar më shumë vitet e fundit.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po kërkojnë të vendosin bazat për një aleancë sigurie me shtetet arabe që do të lidhë sistemet e mbrojtjes ajrore për të luftuar sulmet me dronë dhe raketa iraniane në Lindjen e Mesme.
Duke folur përpara udhëtimit të Biden në Lindjen e Mesme që do të fillojë në Izrael, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Kirby tha se zyrtarët amerikanë po diskutojnë mënyrat e integrimit të aftësive të mbrojtjes ajrore me liderët rajonalë përballë një kërcënimi nga Irani.
Ministria e Jashtme e Iranit bëri të ditur se planet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit për një pakt të përbashkët të mbrojtjes me shtetet arabe për të kundërshtuar kërcënimin e dronëve dhe raketave iraniane do të rrisin tensionet rajonale.
Bisedimet e paqes të ndërmjetësuara nga SHBA që synonin krijimin e një shteti palestinez në Bregun Perëndimor, Gaza dhe Jerusalemin Lindor, territore të pushtuara nga Izraeli në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967, u ndërprenë në vitin 2014.
Tensionet mes palëve janë rritur pas vrasjes më 11 maj të gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh gjatë një sulmi të ushtrisë izraelite në Jenin në Bregut Perëndimor. Uashingtoni shpreson se bashkëpunimi rajonal i sigurisë mund të hapë rrugën për më shumë marrëveshje normalizimi me Izraelin, i cili vendosi lidhje me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin në vitin 2020.
Palestinezët janë trembur nga shtetet arabe të lidhura me SHBA-në që vendosin lidhje formale me Izraelin, të krijuara kryesisht për shkak të frikës së përbashkët ndaj Iranit.
Klan News