Presidenti amerikan Xho Bajden nuk beson në një transferim paqësor të pushtetit nëse Trump humbet zgjedhjet e nëntorit.Në një intervistë të fundit ai ka paralajmëruar për trazira në SHBA.
Kreu I Shtëpisë së bardhë Xho Bajden ka paralajmëruar për trazira në SHBA nëse Donald Trump humbet zgjedhjet e nëntorit. Kete koment Biden e beri gjate intervistës se tij të parë për CBS Neës që pas tërheqjes nga gara presidenciale.
gazetari: A jeni I sigurt se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit në janar të vitit 2025
joe biden:Nëse trump humbet , nuk jam fare I bindur.Ai e ka seriozisht kur thotë se nëse humbasim zgjedhjet do të ketë gjakderdhje.
Gjatë një tubimi në mars në Ohio, Trump paralajmëroi për gjaderdhje nëse ai nuk fiton zgjedhjet. Megjithatë, ekipi i fushtës elektorale të Donald Trampit reagoi ndaj deklaratave të Biden .
Ekipi pohoi se deklarata ishte shkëputur nga konteksti dhe nuk kishte lidhje me paralajmërime për revolta për përmbysjen e rendit shtetëror. Sipas tyre, me gjakderdhje Tramp iu referua pasojave të politikës së administratës Bajden që favorizon importin e automjeteve, duke shkatërruar industrinë vendase.