Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha më 31 gusht se ai shpreson që presidenti kinez, Xi Jinping, do të marrë pjesë në samitin e në takimin e liderëve të grupit të 20 shteteve më të industrializuara (G20).
Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se Xi nuk pritet të marrë pjesë në këtë samit, duke e eliminuar kështu mundësinë që udhëheqësit e SHBA-së dhe Kinës të takoheshin këtë vit.
Samiti në Indi ishte parë si një vend për një takim të mundshëm midis tyre pasi që Biden e ka konfirmuar pjesëmarrjen, në një kohë kur dy superfuqitë po tentojnë t’i stabilizojnë marrëdhëniet e acaruara nga tensionet tregtare dhe gjeopolitike.
Xi u takua për herë të fundit me Bidenin në margjinat e samitit të G20-ës në Bali, Indonezi nëntorin e kaluar.
As presidenti i Kinës nuk pritet të marrë pjesë në samitin e javës së ardhshme dhe në vend të tij ai do ta dërgojë kryeministrin Li Qiang, sipas një deklarate të një zyrtari të BE-së të transmetuar nga agjencia e lajmeve AFP.
“Informacioni im i fundit… ishte se Xi nuk kishte ndërmend të udhëtonte, do të vinte kryeministri”, raportohet t’u ketë thënë zyrtari evropian gazetarëve në Bruksel përpara samitit të 9 dhe 10 shtatorit në Nju Delhi.
Xi dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, zhvilluan bisedime të pazakonte me njëri-tjetrin në samitin e grupit BRICS në Afrikën e Jugut javën e kaluar, por tensionet mbeten të larta midis gjigantëve aziatikë.
Zyrtarët evropianë shpresojnë se samiti i G20 në Nju Delhi do të shërbejë si mundësi për të lobuar te fuqitë e BRICS-it, si India dhe Kina, për të rënë dakord për kritika më të forta ndaj Rusisë anëtare, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska.