Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti amerikan Joe Biden thotë se administrata e tij mbetet e përkushtuar për të siguruar që civilët në Gaza do të vazhdojnë të kenë qasje në ushqim, ujë dhe kujdes mjekësor pa devijime nga Hamasi.
Karvani i parë i ndihmave humanitare që nga sulmet e papritura të Hamasit më 7 tetor kaloi sot përmes kalimit Rafah në Gaza, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha palët për të mbajtur në funksion kalimin Rafah për të mundësuar lëvizjen e vazhdueshme të ndihmave që është e domosdoshme për mirëqenien e popullit të Gazës”, ka thënë Biden.