Presidenti aktual amerikan, Joe Biden ka mirëpritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin në ardhje, Donald Trump.
Të dy janë takuar në Zyrën Ovale, ku republikani i tha presidentit amerikan se politika është e vështirë, shkruan skynews.
“Në shumë raste, nuk është një botë shumë e bukur, por është një botë e bukur sot”, tha ai.
Trump gjithashtu e falënderoi 81-vjeçarin për një tranzicion të qetë të pushtetit, duke thënë se do të jetë “aq i qetë sa mundet”.
Ndërkohë, Biden e përgëzoi republikanin për fitoren dhe tha se ai ishte “duke pritur” një tranzicion të lehtë.
“Epo, president i zgjedhur, ish-presidenti, Donald, ne do të sigurohemi që të jeni të mirëpritur, të keni çfarë ju nevojitet dhe do të kemi një mundësi për të diskutuar disa nga kërkesat tua sot”, shtoi ai.