Biden: Pandemia tashmë ka marrë fund

“Nuk është më rrezik për shëndetin publik”

Për presidentin amerikan Joe Biden nuk ka më pandemi të COVID-19ës.

“Pandemia ka marrë fund. Probleme kemi me COVID-in ende. Kemi shumë punë për të bërë, por pandemia ka marrë fund”, u shpreh Biden.

Këtë e pohoi me gojën e tij në një intervistë 25 minutëshe për televizionin amerikan CBS, ku tha se tashmë më e keqja ka kaluar. Biden tha se nuk është më nevoja e mbajtjes së maskave dhe fakti që të gjithë njerëzit janë në gjendje më të mirë, tregon se gjithçka ka nisur të përmirësohet dhe Covid-19 të mos jetë më një kërcënim.

Megjithatë, vetëm pak javë më parë shefi i Shtëpisë së Bardhë miratoi miliarda dollarë për testime e vaksina, për të ruajtur në nivele të ulëta valët e infektimeve të reja me Covid-19, në mënyrë që të mos ketë më bllokada të fuqishme të ekonomisë, siç ndodhi gjatë vitit 2020 e më tej.

E njejta situatë është tashmë në gjithë globin, teksa pandemia e koronavirusit do të mbahet mend përmbi 6.5 milionë viktima e mbi 617 milionë të prekur në më shumë se dy vite.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share