Biden nuk është gati për shpalljen e kandidaturës

Por ka në plan të rikandidojë në Presidencialet 2024

Joe Biden ka në plan të kandidojë për një mandat të dytë presidencial në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, por nuk është ende gati për ta shpallur zyrtarisht kandidaturën.

Këtë shefi i Shtëpisë së Bardhë ia pohoi vetë gazetarit të televizionit NBC, Al Roker. Megjithatë, është e paqartë pse Presidenti po e shtyn hapjen e fushatës së tij për rizgjedhje.

E kishte planifikuar ta zyrtarizonte kandidaturën që në Shkurt të këtij viti, por sipas mediave amerikane, periudha më e mundshme është Korriku, kur nis edhe periudha për grumbullimin e fondeve të fushatës.

Megjithatë, sondazhet nuk i ka shumë pozitive. Sipas një sondazhi të CNN me pikëpamje më pranë demokratëve, vetëm 1/3 e amerikanëve mendojnë se Biden meriton të rikandidojë.

Biden është Presidenti më i moshuar në historinë e Shteteve të Bashkuara dhe nëse rizgjidhet për një mandat të dytë, ai pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë pasi të ketë mbushur 86 vjeç.

Tv Klan

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share