NËSE KONGRESI NUK MIRATON NDIHMË SHTESË PËR UKRAINËN, RUSIA FITON LUFTËN
Presidenti amerikan, Xho Bajden, gjatë një prononcimi nga Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se shfuqizimin i ndihmës financiare për Ukrainën mund të rezultojë me krizë në vendet e Ballkanit.
“Nëse tërhiqemi, kurse Rusia u bën ballë sulmeve dhe fiton ndaj Ukrainës, cfarë mendoni se do të ndodh me vendet e Ballkanit? Cfarë mendoni se do të ndodh nga Polonia deri në Hungari” – tha Xho Bajden.
Bashkëpunëtorët kryesor të Bajdenit, gjatë një takimi privat të mërkurën, haptazi u kanë thënë deputetëve se nëse Kongresi nuk miraton ndihmë shtesë për Ukrainën, Rusia mund ta fitojë luftën brenda disa javëve, shkruan NBC Njuz.
Këshilltari për Siguri Kombëtare, Xhejk Saliven dhe Drejtorja e Shërbimit Kombëtar të Intelegjencës, Avril Haines, kanë theksuar se nuk është e rastit që Putini ka inicuar sulmet më të mëdha që nga fillimi I invazionit, pasi muajin e kaluar Kongresi nuk miratoi ndihmën plotësuese.
Kongresi që nga fillimi i invazionit rus ka miratuar më shumë se 110 miliardë dollar ndihmë për Kievin, por nuk ka miratuar mjete prej se republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në janar të vitit 2023.
Për Zelenskin probleme paraqiten edhe me mbështetjet shtesë të BE-së. Programi I ri I ndihmave të BE-së që peshon 50 miliradë euro për aktër vitet e ardhshme duhet të dakordohej dhjetorin e kaluar. Kryeministri hungarez vuri veton në këtë plan.
Nëse së shpejti nuk gjendet një zgjidhje me Hungarinë, vendet tjera të BE-së synojnë të veprojnë si grup prej 26 anëtarëve. Për 1 shkurt paralajmërohet Samiti i posacëm I BE-së. /KlanMacedonia/