Biden ndërpret fushatën, diagnostikohet me Covid-19, shtohen zërat se ai duhet të tërhiqet nga gara!

Covid 19 i nderpret perkohesisht takimet elektorale Presidentit Biden. Shtepia e bardhe tha se ai shfaqi simptoma te lehta ndersa mes demokrateve jane shtuar zerat se ai nuk mund tam und Trump dhe duhet te terhiqet.

Presidenti i SHBA Joe Biden, preket nga Covid 19 dhe nderpret fushaten per zgjedhjet e 5 nentorit. Ai rezultoi pozitiv teksa ishte në një udhëtim në Las Vegas të mërkurën dhe u kthyer ne Delawer per tu izoluar pasi përjetoi simptoma të lehta.

Testi pozitiv detyroi për 81-vjeçarin demokrat te anulonte një fjalim qe do te mbante ne Las Vegas.

Teksa Biden perpiqet te pushoje disa dite, mes demokrateve vijon te shtohet pasiguria se ai nuk ehte kandidati i duhur per te mundur Trump. Zerat kunder Biden shtohen mes disa demokratëve të Kongresit dhe disa donatorëve me ndikim, të cilët kanë frikë se i mungon kapaciteti për të mposhtur Trumpin nisur nga performance e tij e dobet në debatin presidencial muajin e kaluar.

Biden, 81 vjeç dhe Trump, 78 vjeç, janë respektivisht dy presidentet më të vjetër që kane drejtuar Shtepine e Bardhe.

Biden mohon raportet se ai mund te kete probleme me kujtesen  dhe beson se ai është i vetmi kandidat demokrat që mund të mposht Trumpin dhe të mbrojë demokracinë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share