Presidenti i SHBA Joe Biden, pak dite pas atentatit ndaj Trump, ne nje interviste per “En Bi Si News” pranon se ka bere një gabim kur u tha mbështetësve të vinin rivalin e tij në shenjester, për të përqendruar vëmendjen në sjelljen e tij, pasi ai përdorte rregullisht retorikë që ishte nxitëse.
“Ishte një gabim përdorimi i fjalës. Unë doja të përqendrohesha tek ai. Përqendrohuni në atë që ai po bën. Përqendrohuni në politikat e tij. Përqendrohuni në numrin e gënjeshtrave që tha në debat. Unë nuk jam ai që tha se dua të jem diktator në ditën e pare. Unë nuk jam ai që tha se nuk do ta pranojë automatikisht rezultatin e këtyre zgjedhjeve:, tha Biden.
Më 8 korrik, Biden, foli me disa prej donatorëve të tij më të mëdhenj dhe tha se duhej ta zhvendosnin fokusin e fushatës zgjedhore nga ai dhe performanca e tij e dobët e debatit tek ish-presidenti Trump. Disa republikanë pas kesaj deklarate fajësuan Biden për krijimin e një klime që shkaktoi atentatin ndaj Trump në Pensilvani të shtunën.
Biden komentoi edhe kandidatin e Trump, Xhejms Dejvid Vens, si zëvendespresident duke vendosur ne dukje disa nga komentet kritike qe senatori Ohajos kishte bere me pare per Trump.
“Epo, nuk është e pazakontë. Ai do ta rrethojë veten me njerëz që pajtohen plotësisht me të, të cilët kanë një historik votimi që e mbështesin atë. Edhe pse ju ktheheni dhe dëgjoni gjërat që tha Xhejms Dejvid Vens për Trump
Presidenti i SHBA Joe Biden deklaroi se ai nuk ishte i befasuar nga pushimi i një çështjeje në lidhje me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara nga Donald Trump, por ai e konsideroi vendimin “të çuditshëm”.
“Baza mbi të cilën u hodh çështja më duket e çuditshme sepse nuk jam dakord me mospajtimin e Clarence Thomas dhe vendimin e Gjykatës së Lartë për imunitetin.”
Biden theksoi se nuk ka asnjë hendek të rëndësishëm midis tij dhe Trump për zgjedhjet e ardhshme të 5 nëntorit, duke vënë në dukje se sondazhet aktuale tregojnë “shumë gjëra të ndryshme” dhe konfirmuar se do te jete ne debatin e radhes me te me 10 shtator duke mos treguar asnje shenje terheqje nga gara. Presidenti Joe Biden do të marrë emërimin e Partisë Demokrate përmes një votimi virtual në prag të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar Demokrat në Çikago në 19 gusht,