Biden i kërkoi takim, Erdogan zbulon çfarë i tha

“Duam vepra dhe jo fjalë nga Suedia dhe Finlanda

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka folur për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ai është shprehur se vendet kandidate duhet të marrin parasysh shqetësimet e Ankarasë nëse duan të anëtarësohen në aleancë.

”Kur të mbërrijmë në Madrid, do të kemi një samit katër palësh me kryeministrin suedez, presidentin finlandez dhe me pjesëmarrjen e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. Anëtarësimi në NATO vjen me përgjegjësitë e veta. Nëse Finlanda dhe Suedia do të të jenë anëtarë të NATO-s, ata duhet të marrin parasysh shqetësimet e sigurisë së Turqisë, e cila është anëtare për 70 vjet. Nuk mund të jetë ndryshe”.

Erdogan theksoi se vendet nordike duhet të përmbushin kërkesat e Ankarasë.

“Në kemi takimin katër palësh ne do të shohim se në cilën pikë këto vende përmbushin shqetësimet tona të sigurisë. Nuk duam fjalë, duam vepra”.

Ai shtoi se kishte folur me Biden dhe të dy do të takoheshin personalisht me kërkesë të presidentit amerikan.

“Kam mbajtur një telefonatë me z.Biden dhe ai shprehu dëshirën e tij për t’u takuar personalisht. Unë thashë se një gjë e tillë është e mundur”.

Erdogan përfundon duke thënë se do të diskutojë me të çështjen e sistemeve të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia të cilat çuan në sanksione të SHBA-së si dhe bllokimin e blerjeve të 40 avionë F, por dhe çështje të tjera dypalëshe.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share