Synohet reduktimi i çmimit për konsumatorët
Presidenti amerikan Joe Biden ka gati planin për hedhjen në treg të sasive të naftës nga rezervat federale të situatave të emergjencës.
Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se plani që pritet të bëhet publik brenda pak ditëve, synon reduktimin e çmimit në ndihmë të konsumatorëve.
Plani vjen rreth një muaj para zgjedhjeve për kongresin dhe ka ndikuar edhe në reduktimin e mëtejshëm të çmimit të naftës së papërpunuar në bursa.
Tv Klan