Joe Biden ka bërë një sulm të fortë ndaj Donald Trump në një ngjarje të Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (WHCA) të shtunën mbrëma. Presidenti Biden, ka përdorur humorin për të shprehur kritikën ndaj rivalit të tij zgjedhor. Ai e quajti Trump “Don i përgjumur”, duke iu referuar një pseudonimi që Trump i kishte vënë presidentit më parë.
Në një atmosferë të gëzuar brenda dhomës, ku ishin të ftuar gazetarë, politikanë dhe personazhe të famshëm, Biden ka vazhduar ta sulmojë Trumpin me retorikë të ashpër. Por jashtë hotelit Washington Hilton, qindra protestues kanë dënuar trajtimin e luftës në Gaza nga Biden dhe mbulimin e saj nga media.
Ndërsa spekulimet për një debat mes të dyve intensifikohen, Biden ka thënë: “Zgjedhjet e 2024 janë në ecje të plotë dhe po, mosha është një çështje. Unë jam një burrë i rritur që konkurroj kundër një gjashtë vjeçari.”
Presidenti gjithashtu ka përmendur mosmarrëveshjen e Trump me ish-zëvendëspresidentin Mike Pence dhe ka tallur moshën e tij. Ai ka kërkuar që mediat të fokusohen në implikimet e zgjedhjeve të nëntorit dhe të mos përqëndrohen te shfaqjet anësore.