Biden: Do vazhdoj të punoj për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Presidenti i SHBA-së Joe Biden u zotua se do të vazhdojë të punojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza, një ditë pasi njoftoi se do të tërhiqej nga gara presidenciale.

“Unë do të punoj ngushtë me izraelitët dhe palestinezët për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Gaza”, tha ai.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi të hënën se 70 palestinezë u vranë në operacionet e forcave izraelite në Khan Younis, në rripin jugor të Gazës.

Ndërsa lufta midis Izraelit dhe Hamasit, tashmë në ditën e saj të 291-të, vazhdon, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbërritur në Uashington, ku pritet të takohet me presidentin amerikan Joe Biden përpara se të mbajë një fjalim në Kongresin e SHBA-së nesër.

Duke u larguar nga Izraeli, ai e përshkroi vizitën si “shumë të rëndësishme” në një kohë “pasigurie të madhe politike” pas vendimit të presidentit Biden për të hequr dorë nga gara në nëntor.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share