Biden dhe Trump drejt përballjes në një debat televiziv

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden është i gatshëm për një përballje në një debat televiziv me Donald Trump.

“Jam i gatshëm. Nuk e di kur. Do të debatoja me kënaqësi me të”-u shpreh presidenti në një intervistë me prezantuesin Howard Stern.

Biden nuk ishte shfaqur i gatshëm për të debatuar me Trump më herët, duke thënë muajin e kaluar se një gjë e tillë do të varej nga sjellja e ish-presidentit. Edhe Trump është pro një debati televiziv. Ai u tha gazetarëve të premtën në Gjykatën Penale të Manhattan se ai e kishte ftuar Biden për të debatuar mbi të në një televizion kombëtar.

Në fillim të këtij muaji, dy këshilltarët kryesorë të ekipit të fushatës së Trump i dërguan një letër një komisioni të pavarur që normalisht përcakton ngjarje të tilla, duke kërkuar përshpejtimin e kalendarit të debateve.

Biden dhe Trump janë përballur me njëri-tjetrin në dy debate televizive presidenciale gjatë fushatës së vitit 2020.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share