Presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar ashpër aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia.
“Shtetet e Bashkuara dënojnë përpjekjen hileqare të Rusisë për të aneksuar territorin sovran të Ukrainës. Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar, po shkel Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe po tregon përbuzjen e saj për kombet paqësore kudo ndodhen”, tha Biden, duke shtuar se veprimet e Rusisë nuk kanë “legjitimitet” dhe se SHBA-të do të vazhdojnë të “respektojnë gjithmonë kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës”.
Duke mbrojtur sanksionet e reja të shpallura të premten, Biden shtoi se SHBA “do të mbledhë komunitetin ndërkombëtar për të denoncuar këto lëvizje dhe për të mbajtur Rusinë përgjegjëse”.
“Unë u bëj thirrje të gjithë anëtarëve të bashkësisë ndërkombëtare që të refuzojnë përpjekjet e paligjshme të Rusisë për aneksim dhe të qëndrojnë me popullin e Ukrainës, për aq kohë sa është e nevojshme”, tha Biden në reagimin e tij./tvklan.al