Biden “braktis” G20, në vend të tij do të jetë Janet Jallen

Presidenti amerikan Joe Biden nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-ës të organizuar nga India. Në vend të tij do të jetë Sekretarja amerikane e Thesarit, Yanet Yellen. Kreu i Shtëpisë së Bardhë është nisur për në ishullin Nantucket me familjen e tij në Massachusetts për të kaluar Ditën e Falenderimeve.

“Me Ditën e Falënderimeve afër, ne nuk jemi të sigurt nëse presidenti do të jetë në gjendje të marrë pjesë në samitin virtual”, tha të hënën Eric Garcetti, ambasadori i SHBA në Nju Delhi, duke iu referuar festës së Falënderimeve, një festë unike amerikane e cila festohet së  bashku me familjen e miqtë.

Por për disa analistë, Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka refuzuar pasi nuk pranon të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për shkak të luftës në Ukrainë.

Por shumë të tjerë mendojnë se kjo ishte një zgjidhje e gabuar e presidentit Biden pasi cilësohet si përçarje e bllokut perëndimor kundër luftës në Ukrainë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share