Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka arritur në Vilnius të Lituanisë.
Ai është parë teksa ka ecur krah me Presidentin e Lutianisë, Gitanas Nausenda, derisa atje pritet që të mbahet samiti i vendeve anëtare të NATO-s, transmeton KlanKosova.tv.
Biden pritet që ta sigurojë tërë aleancën që Uashingtoni është partner i besueshëm në luftën në Ukrainë kundër Rusisë, ndonëse politikanë vendorë mbesin të ndarë mbi vazhdimin e mbështetjen amerikane për Kievin.
Ai është zotuar se do ta mbështesë Ukrainës, porse do të ndalojë në ratifikimin e hyrjes së tërësishme të saj brenda aleancës në këtë moment me frikën që NATO mund të lëshohet në luftë me Rusinë.