Joe Biden ka mbërritur në kryeqytetin e Lituanisë, Vilnius përpara samitit të NATO-s që do të mbahet nesër.
Avioni i tij u ul në kryeqytetin e Lituanisë këtë mbrëmje, pasi u largua nga Britania e Madhe më herët pas një vizite të shkurtër ku takoi mbretin Charles III dhe kryeministrin Rishi Sunak.
Ndërsa mbërriti, Biden u prit nga presidenti i këtij vendi Gitanas Nauseda në aeroport, transmeton Klankosova.tv.
Nesër në këtë samit, temë pritet të jetë lufta ruso-ukrainase dhe anëtarësimi i Ukrainës në NATO.