Udhëheqësia e Bashkësisë fetare islame në RMV u rekomandoi besimtarëve dhe tregtarëve që këtë vit, të kufizohet çmimi i bagëtive dhe mishit. Qëllimi i vendimit është që tu dilet në ndihmë besimtarëve në kushte të rritjes së çmimeve.
Komisioni Qendror për Kurbanat 2022 pranë Rijasetit të BFI-së informon besimtarët islamë se Bashkësia Fetare Islame në RMV, si çdo herë organizon tubimin e kurbanave dhe therjen e tyre.
Marrë parasysh rritjen e çmimeve në treg, Komisioni në fjalë, duke i analizuar të gjitha rrethanat që ndikojnë në përcaktimin e çmimit vendosi që çmimi i kurbanit për këtë vit të jetë 150,oo euro, (ose kundërvlera e tyre me valuta tjera).
Mishi i kurbanave do të përdoret për nevojat ushqimore në Konvkitin-kuzhinën e Medresesë “Isa Beu” në Shkup, kurse sasia tjetër e mishit të kurbanave do t`u shpërndahet familjeve në nevojë.
Lusim Allahun xh. sh. që t`ua pranojë kurbanat dhe t`u shpërblejë me dhuratat e Tij të pakufishme.
Komisioni Qëndror për Kurbanat 2022 pranë Rijasetit të BFI-së.