Nga Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut thonë se këtë vit vetëm 2.030 persona janë pranuar për kryerjen e pelegrinazhit, respektivisht Haxhit.
Nga BFI shtojnë se të interesuar kanë qenë mbi 3000 persona, ndërkaq theksojnë se çmimi për këtë vit ka qenë 6.550 euro, pasi sipas tyre, për akomodim janë siguruar hotele më të mira.