BFI e Maqedonisë shprehet e habitur përmes një reagimi, me paraqitjen e kryqit në Kodrën e Diellit në Tetovë. Nga kjo bashkësi e cilësojnë këtē si një akt jo qëllim mirë që ngre tensione ndërfetare dhe ndërnacionale, përcjell KlanM.
“Objektet fetare janë nevojë e besimtarëve, dhe me ndërtimin e Xhamisë si dhe me ndërtimin e Kishës kah moti u plotësuan nevojat e besimtarëve të krishterë dhe myslimanë, andaj çdo objekt fetar që ngritet për të treguar superioritet apo provokim vërtetë nuk i shërben qëllimit kryesor drejt Zotit, pra kryqi i ngritur në Kodrën e Diellit është një provokim dhe si i tillë në këto momente i paqëlluar dhe ndikon negativisht në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Andaj, ngritja e çdo objekti fetar duhet të jetë me qëllim të shërbimit ndaj Zotit, afrimit mes njerëzve, paqës dhe bashkjetesës”, thuhet në reagimin e BFI-së./KlanMacedonia