“NXITJE E KUJDESIT TË PËRBASHKËT PËR TË MIRËN PUBLIKE”
Me nismë të Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze dhe me mbështetje të krerëve të Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit dhe Bashkësisë Fetare Islame, është formuar Grupi i miqësisë midis dy subjekteve dominues fetar në vendin tonë, sic njofton KlanM, si një kornizë formale që do të ofrojë hapësirë cilësore ku të dyja palët mund të prodhojnë më shumë mirëkuptim dhe njohje të ndërsjelltë, por edhe nxitjen e kujdesit të përbashkët për të mirën publike.
“Duam të mundësojmë hapësirë që klerikët e ardhshëm të kontaktojnë midis tyre, me cka në shumë egmente të jetës shoqërore do të kemi përmirësime cilësore. Bëhet fjalë për një kornizë domethënëse që do të zhvillohet në katër module dhe atë që e kemi bërë në nivele të ndryshme, tani merr strukturë më formale” – tha Darijan Sotirovski, drejtor i komisionit.
Në ngjarje ku formalisht nisi me punë “Grupi për Miqësi”, sic njofton KlanM, kanë marrë pjesë Arqipeshkvi Maqedonas dhe I Ohrit, Z.Z Stefani, Kryetari I BFI-së, Shaqir Ef. Fetai si dhe dekanët e Fakultetit të Bogosllovisë, Gjoko Gjorgjevski dhe të Fakultetit të Shkencave Islame, Shaban Sulejmani. /KlanMacedonia/