Dizajneri më i njohur shqiptar Valdrin Sahiti, ka kohë që e ka zgjeruar punën e tij edhe jashtë trojeve shqiptare.
Përveç të famshmeve shqiptare për të cilat ai përkujdeset pothuajse në çdo dalje publike, ai po krijon kreacione edhe për yjet e njohura në botë.
Shumë yje botërorë tashmë zgjedhin emrin Valdrin Sahiti, për daljet e tyre.
Diva e pop-it Beyonce, sërish nuk ‘i shpëtoi’ krijimeve të arta të Valdrin Sahitit për të shkëlqyer në një nga daljet e saj.
Ajo ndau me ndjekësit pamjen e saj nën krijimin e Valdrinit dhe padyshim që ashtu siç quhet ‘Mbretëreshë’, e tillë dukej edhe natën e mbrëmshme. /Prive.al