Beyonce mahnit fansat

Këngëtarja shfaqet mahnitëse në Koncertin e Hapjes së Turneut Botëror

Mijëra fansa u mblodhën në Stokholm të Suedisë  për të festuar në shfaqjen hapëse të turneut të ri botëror të Beyonce. Mediat e huaja shkruajnë se “Renaissance” është turneu i parë solo i Beyonce që nga viti 2016.

Fansat e saj të cilët ishin ankuar muajt e fundit për mungesën e videoklipeve për këngët e albumit patën rastin të shijojnë një natë unike në premierë.  Ndryshimi i shpejtë i kostumeve dhe ndryshimeve të dekorit ishte befasues. Këngëtarja luajti në ndërveprime mes një bote dixhitale dhe fizike, ku pajisjet robotike krijonin figura të çuditshme në qiell.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share