Beyonce dhe Jay-Z ka kohë që po kërkonin një shtëpi dhe më në fund e gjetën atë që kërkonin në Malibu të Kalifornisë.
Prona prej 40 mijë metrash katrorë ka pamje nga Oqeani Paqësor në enklavën ekskluzive Paradise Cove.
Sipas disa medieve, shtëpia ishte në pronësi të William Bell Jr., një prej koleksionistëve më të mëdhenj të artit në botë dhe ishte projektuar nga i njëjti arkitekt që ndërtoi shtëpinë e Kanye Ëest në oqean.
Për pronën u deshën 15 vjet që të përfundohet, pasi ajo ka një strukturë të veçantë të llojit tërësisht betoni dhe i kushtoi Bell Jr. pothuajse 100 milionë dollarë për ta ndërtuar.
Çmimi fillestar i kërkuar i shtëpisë ishte 295 milionë dollarë, megjithatë, Beyonce dhe Jay-Z e blenë atë duke shpëtuar 95 milionë dollarë nga çmimi, duke e bërë atë shtëpinë e dytë më të shtrenjtë në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Shtëpia më e shtrenjtë është ajo e Ken Grifit, i cili bleu një apartament katërkatësh me pamje nga Central Park i Nju Jorkut për 238 milionë dollarë.
Prona e Jay-Z dhe Beyonce është projektuar nga arkitekti japonez Tadao Ando
Pas shitjes së pronës, duket se William Bell Jr. ka bërë një fitim të jashtëzakonshëm 100 milionë dollarë, pasi atij iu deshën vetëm më pak se 100 milionë dollarë për ta ndërtuar dhe u shit për dyfishin e çmimit të ndërtesës.