Bexheti: Urime Halil Snopçe dhe gjithë VLEN-it për shkarkimin e Ilire Dautit!

Blerim Bexheti, deputeti i Frontit Europian ka reaguar pas shkarkimit të deputetes Ilire Dauti nga pozita e kryetares së Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini.

Bexheti nga foltorja e Kuvendit për këtë vendim e uroi deputetin e VLEN-it, Halil Snopçen dhe kolegët e tij.
“Kur e thash që s’e kuptova fjalimin pak qëllimisht të lash hapësirë që të kujtohesh, Halil. Dola në procedurale vetëm të të uroj ty, kolegëve dhe gjithë VLEN-in për shkarkimin e Ilire Dautit që tentoi ta pengojë Ligjin për “branitellat”, që nuk është i barabartë edhe me ish ushtarët e UÇK-së familjarët e tyre, dëshmorët dhe invalidët”, tha Bexheti.
Dauti u shkarkua me gjithsej 61 vota pro.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share