Blerim Bexheti në Click Plus në Tv21 ka dhënë detaje se si u morën vesh që mos të votohet mocioni i mosbesimit për qeverinë dhe tha se donin të ishin parimor ndaj qytetarëve por që Izet Mexhiti nuk doli i tillë dhe e votoi.
Bexheti tha për Mexhitin se ky i fundit ka pranuar që pati një kërkesë nga Zoran Zaev që nuk ka mundur ta refuzoj dhe shtoi se nëse Mexhiti ka shef Zaevin, Bexheti e ka kryetar Ali Ahmetin dhe tha se nuk ka ndërmend ta ndryshoj.
“Nëse ai e ka shef Zaevin, une kryetar e kam Ali Ahmetin gjithë jetën dhe nuk kam ndërmend ta ndërrojë dhe mburrem që udhëtoj me të, dhe që i fitojmë zgjedhjet”, tha Bexheti.
Bexheti ka ftuar në debat Izet Mexhitin që sic tha t’i debatojmë dhe t’i mbyllim çështjet e “Grupit të zjarrit.
Ndërsa sa i përket asaj se kush kë la në lloç, Bexheti tha se ishte Mexhiti ai që e bëri.