Bexheti: Po krijohet një qeveri pa legjitimitet etnik!

Në seancën e sotme në Kuvend Blerim Bexheti deputet nga rradhët e Frontit Europian, tha se ka pasur tentativa të abuzueshme për ta dërguar BDI-në në opozitë, si dhe abuzime rreth votës shqiptare dhe legjitimitetit etnik.

Ai gjithashtu tha se qeverija e re e cila po krijohet është pa legjitimitet etnik, dhe kjo do të dëshmohet edhe me kohë se është veprim i gabuar.

“Edhe në të kaluar ka pasur kështu tentativash ta dërgojnë Bashimin Demokratik për Integrim si pjesë e Frontit Europian tani më, në opozotë. Këto tentativa janë dëshmuar edhe në të kaluarën që kanë qenë të gabuara për qëllimet sepse po veprohet dhe bëhen këto keqpërdorime, pasi Maqedonina e Veriut dhe Marrëveshja e Ohrit janë të sakta.
Ju mund të mendoni se votën shqiptare mund ta dërgoni në opozitë por e keni gabim dhe do të ju dali gabim. Ju nuk keni të drejtë që të mosrespektoni votën shqiptare, mund të mburreni me premtime të tilla por realiteti këtu tek ne është ndryshe. Atë të drejtë e kanë qytetarët, dhe partitë politike me baza etnike, këtë manipulim mos e bëni me opoinionin se ju e dërgoni në opozitë BDI-në si bartëse e Frontit Europian. Dhe për këtë të jemi dëshmitarë të gjithë se po krijohet një qeveri pa legjitimitet etnik, dhe nëse kjo është tendenca e mandatarit dhe e VMRO-së edhe në praktikë do të dëshmohet se është gabim, por nuk është aspak mirë e sidomos për VLEN-in që si humbsa hynë në qeveri.
Ju keni krijuar jë narrativ vetëm mbi baza etnike VMRO-ja nuk ka gjyq të veçantë që t’i definojë votat, se sa të pastërta janë votat shqiptare. Kjo e drejtë u takon qytetarëve shqiptarë dhe etniteteve të tjera”, tha Bexheti./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share