Bexheti: Kjo qeveri nuk ka vullnet politik për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit

Deputeti i Frontit Europian, Blerim Bexheti në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia tha se qeveria aktuale nuk ka vullnet politik për respektimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Bexheti shtoi se vazhdimisht kjo qeveri po punon në dëmtimin e të arriturave shqiptare.

“Kjo qeveri po cënon çështjet që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, ndaj kjo qeveri po I sheh këto çështje si eksperimentale, ndaj hapat e kësaj qeverie po shkojnë drejt dëmtimit të kësaj marrëveshje. Kryeministri edhe ministrat e tjerë e shoh që po thirren në atë që shqiptarët do bëjnë destabilizim. Ne arritëm një kompromis në vitin 2001, mirëpo e shoh se tash ka një mungesë vullneti politik nga kjo qeveri që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, tha Bexheti. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share