Tetë gjyqtarët në Gjykatën e Apelit në Shkup, të cilët u zgjodhën në nëntor të vitit të kaluar, sot kanë dhënë deklarata solemne para anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
Betim solemn dhanë katër gjyqtarët nga fusha penale – Gabriela Gajdova, Aleksandra Ristevska, Vesna Dimishkova dhe Osman Shabani dhe katër gjyqtarët e zgjedhur nga fusha civile – Aleksandar Shopov, Irena Kostadinova Angelova, Natalija Doneva dhe Ilir Sulejmani.
Zgjedhja e tetë gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit të Shkupit ishte zgjedhja e parë për gjykatën e shkallës së dytë të kryer në bazë të metodologjisë së zhvilluar në përputhje me ligjin e ri për Këshillin Gjyqësor./KlanMacedonia