Pritet të bëhet ditën e sotme betimi i kryetarit të ri të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç. Para nisjes së seancës solemne jashtë godinës së komunës është vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.
Siç tha edhe kreu i Kuvendit Komunal, simbolet e shtetit të Kosovës janë të vendosura edhe brenda godinës.
Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha raportoi se situata atje është e qetë dhe nuk është paralajmëruar për asnjë protestë.
Siç duket edhe nga pamjet interesi i mediave është i madh./tvklan.al