“Beteja” për legjitimitetin/ Fronti Europian mesazhe Mickoskit – Shqiptarët kanë alternativa tjera?!

Imuniteti gjeneral që e garanton mbijetesën e Maqedonisë është procesi integrues. Ky proces nëse kompromitohet, asnjë terapi nuk e shpëton pacientin – tha kreu I PDSH-së, Menduh Thaçi, duke potencuar se Maqedonia është i vetmi shtet në Ballkan pas viteve 90-të, që ngeli i pa cenueshëm në territor dhe kufi.

Sipas Thaçit, kjo nuk ka ndodhur rastësisht, por ka ndodhur në rend të parë me kompromisin madhor të shqiptarëve.

MENDUH THAÇI – PDSH

“Po kompromisi madhor i shqiptarëve është bërë me një kusht, Maqedonia të bëjë çfarë të bëjë, fundin, finalen ta ketë në NATO dhe BE, përndryshe janë dokumente, nuk janë shaka, shqiptarët e Maqedonisë e kanë referendumin për autonomi politiko-territoriale”,

Sipas Ziadin Selës, kontestimi i legjitimitetin nisi që nga fushata zgjedhore, ku liderë politik, sic thotë, kanë “trumbetuar” antishqiptarizëm. Plani i tyre, sipas Selës, ishte që të shkilet mbi verdiktin e popullit shqiptar dhe komuniteteve tjera.

Sela kishte edhe një mesazh për Mickoskin.

ZIADIN SELA – ASH

“Në qoftë se Hristijan Mickoski ka gjetur vendin se ku maqedonasit e shprehin legjitimitetin e tyre 54%, atëherë ose duhet të na tregojë vendin ku ne shqiptarët dhe komunitetet tjera ta shprehim legjitimitetin tonë dhe të zgjedhim përfaqësuesit tonë politik, ose po…ne këtë vend do ta vizatojmë edhe vetë, do të dimë ta zgjedhim vetë”,

Nga ana tjetër, lideri I Lëvizjes “Populli” Skender Rexhepi, në emër të Frontit Evropian mohoi njoftimet që vijnë nga koalicioni VLEN se një pjesë e deputetëve të këtij fronti do t`i bashkohen shumicës së re.

SKENDER REXHEPI – LËVIZJA “POPULLI”

“Vallë me cilën këmbë? Të na tregojnë. A me këmbën e djathtë apo me këmbën e majtë? Sepse me këmbë të djathtë në Qeveri futen ata që e kanë legjitimitetin të cilën ua kanë dhënë sovrani”

Arjanit Hoxha potencoi se Fronti Evropian do të qëndrojë prapa mbrojtjes së votës së qytetarëve dhe legjitimitetit, duke shtuar se në vitin 2001 është përmbyllur Marrëveshja e Ohrit dhe çdo veprim jashta asaj marrëveshje prish stabilitetin dhe politikën në vend.

ARJANIT HOXHA – PDE

“Kjo është një sprovë më e madhe për RMV-në dhe besoj se ne do të jemi ata që do të vendosim themelet e ripozicionimit të gjitha cështjeve që dikush tenton t`I shfrytëzojë apo t`I lenë si të hapura”

Në Deklaratën Politike gjithashtu është ritheksuar kursin Euro-Atlantik si alternativë e vetme për të ardhmën e përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe angazhimin tonë për zbatim të plotë të normave dhe të frymës së Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe atë për fqinjësi të mirë dhe mbylljes së të gjitha çështjeve të hapura me fqinjtë si parakusht për të vijuar rrugën europiane. /TvKlan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share