“BETEJA” ME VATRAT E ZJARREVE
Dy helikopterë të Departamentit të Njësive të Aviacionit kanë operuan në disa lokacione ku ka pasur zjarre në rajonin e Bogomilës, fshatrat Gabrovnik dhe Mokreni njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme
Helikopteri Bell 412 hodhi 30 tonë ujë ndërkaq helikopteri Mi 171 hodhi 38 tonë ujë ku në këtë mënyrë është penguar përhapja e zjarrit në fshatra, ndërsa në zonat me pyje nuk është lokalizuar dhe zjarri është ende aktiv.
Nga gjithsej 30 zjarre, 9 janë ende aktive thotë Angelov i cili përmes një postimi në Facebook jep një tablo ditore të aktiviteteve të njësive të zjarrfikësve në “betejën” me stuhitë e zjarreve në Malin Sertë, Shtip, Sveti Nikollë, Krivollak e të tjerë.
Gjatë ditës së djeshme, sipas QMK-së, ka patur 30 zjarre në ambiente të hapura. Mëngjesi I sotëm gdhiu me 9 vatra aktive, 15 janë shuar tërësisht kurse 6 janë vënë nën kontroll.
QMK-ja thotë se sipas vlerësimeve të rrezikut, prioritet do t`u jepen zjarreve në Komunën Çashkë, ku agazhohen dy helikopterë të MPB-së dhe Armata si dhe 55 ushtarë.
Një helikopter I Armatës me 30 ushtarë angazhohet si përforcim në Komunën e Makedonski Brodit, dy Air-Traktorët Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim do të veprojnë në rajonin e Kavadarit me 20 pjesëtarë të “Tigrave”, kurse 30 pjesëtarë të kësaj njësie angazhohen edhe përballjen me zjarret në Krivollak.
Ndryshe, nga 14 korriku, Qeveria shpalli situatën e krizës, ndërsa me përballjen e zjarreve janë aktivizuar edhe ndihmat që vijnë nga vendet e rajonit./tvklan.mk/