Banka Qendrore e Argjentinës ka rritur normën e interesit për gjashtë përqind.
Kjo ka bërë që rritja e përgjithshme të shkojë në 97 përqind në përpjekjen për t’u përballur me inflacionin që ka rritur në nivelit më të lartë në 30 vjetët e fundit.
Bankat qendrore anembanë globit janë duke pasur telashe që ta ulin inflacionin, por që në Argjentinë është një problem i veçantë, ku norma vjetore e inflacionit ka shkuar mbi 100 përqind përgjatë muajit të fundit.
Ky është niveli më i lartë i regjistruar nga 1990-ta e hershme. Vetëm Venezuela dhe Zimbabve janë vendet që kanë shkallë më të lartë të inflacionit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar.