“Beteja” kundër zjarreve – Policia me dronë do të lokalizojë zjarret dhe shkaktarët e tyre!

MPB-ja përmes një komunikate ka njoftuar se konform paralajmërimeve të Drejtorit të Byrosë për siguri Publike pranë MPB-së, Aleksandar Janev, për parandalimin e hershëm të zjarreve, shërbimet policore kanë filluar përdorimin e dronëve për të monitoruar pyjet në territorin e vendit.

Sic thuhet në komunikatë, me vendosjen e këtyre masave operative, pritet që jo vetëm të rritet efikasiteti në pjesën e paralajmërimit të hershëm dhe lokalizimit të zjarreve eventuale, por edhe të detektohen shkaqet dhe shkaktarët e mundshëm të vatrave të zjarrit – thuhet në komunikatën e MPB-së.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share