“Beteja” kundër zjarreve përplas partitë, Aktive 13 vatra zjarri – Pritet ndihmë edhe nga reshjet e paralajmëruara të shiut!

Tashmë 13 ditë vazhdon “beteja” me stuhitë e zjarrit që ka përfshirë Galiçicën. Nga Parku Kombëtar kanë njoftuar se ekipet që janë në terren po përpiqen të vënë nën kontroll zjarrin, që ka kapluar një sipërfaqe prej 6.500 hektarë prej të cilës 40% pyje.

Tashmë tri ditë vatra zjarri ekzistojnë edhe në Malin Strogovë mbi fahstin dibran Gari. QMK-ja thotë se në koordinim me banorët vendas po veprohet nga toka dhe ajri.

Për situatën me zjarret në vend ka reaguar LSDM-ja. Sipas tyre, Qeveria s`ka kapacitete të përballet me sfidat dhe bën vlerësime të gabuara për situatën me zjarret.

“LSDM-ja vlerëson se jomjaftueshëm dhe jo në kohë angazhohen forcat e armatës si mbështetje për shuarjen e zjarreve. Kërkojmë që më intensivisht të kyçen. Ministri Toshkovski ose të zgjohet ose urgjentisht të shkarkohet. Nuk mund të digjet 5% e territorit dhe mijëra metra katrorë të pyjeve kurse Ministri që është kompetent të menaxhojë me komitetin për kriza, të mos jetë askund”, deklaroi Bogdanka Kuzeska nga LSDM.

VMRO-DPMNE-ja kundërpërgjigjet shkurt, me tri fjali, dy pyetje dhe një përgjigje.

“Kuzeska dhe Filipçe të përgjigjen se përse deri tani nuk pati zjarre të këtij intensiteti në Maqedoni? Çfarë është ndryshuar këtë vit krahasuar me 7 vitet e kaluara? Përgjigja; LSDM dhe BDI janë në opozitë”, thanë nga VMRO-DPMNE.

QMK-ja ka raportuar për 13 zjarre aktive, kurse gjatë ditës së djeshme ka patur 48 zjarre, tetë janë nën kontroll kurse 27 janë shuar.

Ndërkohë, ndryshimi I motit dhe paralajmërimet për reshje të shiut, pritet të ndihmojnë në “betejën” kundër zjarreve.

Sipas metereologëve, nga e diela nis destabilizimi I motit me reshje të shiut, kurse lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të motit të lig.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share