“Besnik Emini” përplas partitë politike/ Petrovska: Është kthim prapa, vendim politik/ VLEN i reagon BDI-së: Emini ishte kundër UÇK-së

Jo vetëm BDI dhe partitë tjera të Frontit Evropioan por për largimi i Besnik Eminit nga posti i Komandantit të Komandës së Operacioneve dhe emrimi i tij në pozitën Këshilltar Shtetëror në Ministri ka reaguar edhe ish ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska. Ajo thotë se është suprizuar negativisht nga ky veprim i presidentes. Petrovska thotë se kjo është “pensionim” para kohe për gjeneralin Emini dhe cekë edhe një problematik tjetër se dy persona të graduar nga presidentja kanë problem me marrjen e certifikatëssë sigurisë nga NATO.

“Vlerësoj se kjo është një hap mbrapa për atë çka nënkupton zhvillim i proceseve në armatë. Më shqetësojnë veçanërisht dy pozita të cilat janë ndryshuar dhe ajo është Komandanti i Komandës së Operacioneve dhe drejtori i shtabit general. Bëhet fjalë për persona me bagazh profesional të cilët kanë dosje të madhe dhe arritje të mëdha profesionale në Armatë. Ky ndryshim pa kurfar arsyetimi më bën të kuptoj se e njëjta është bërë me presion politik dhe më bën të kuptoj se është vendim politik, vendim i cili në planet afatgjate do ta dëmtoj armatën” – tha Janevska.

Duke ju përgjigjur BDI-së, ka reaguar edhe VLEN. Nga ky koalicion thonë se BDI-ja po mbron një person që sipas tyre ka luftuar kundër UÇK-së dhe Ali Ahmetit në vitin 2001.

Mbrëmë, eksponentë të lartë të kësaj partie vajtonin publikisht për Besnik Eminin, por brenda natës e mbyllën tendën e tyre sapo në media doli dokumenti që tregon se ai kishte qenë pjesë e armatës që luftoi kundër UÇK-së. A mund të jetë rastësi që Besnik Emini, pjesë e Armatës së Maqedonisë gjatë vitit 2001, u gradua në gjeneral pikërisht nga BDI? Jo, sepse gjithçka që ka bërë kjo parti në këto 20 vjet ka qenë në kurriz të shqiptarëve!”, thonë nga VLEN.

BDI ka reaguar edhe sot . Sipas tyre heqja e gjeneralit të vetëm shqiptar nga Komanda Operative ka lënë shqiptarët pa përfaqësim në katër pozitat më të larta ushtarake.

“Për më tepër, emërimi i gjeneralëve Orce Jordev dhe Mirce Gjorgevski, të cilët kanë marrë përgjigje negative nga NATO për certifikatat e sigurisë, ngre shqetësime serioze mbi orientimin strategjik të vendit tonë. Këto zhvillime sugjerojnë një prirje drejt udhëheqjes anti-NATO, pro-serbe dhe pro-ruse në ushtri, ndërsa shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga sistemi i sigurisë”, thonë nga BDI.

Nga BDI përkujtojnë se për herë të parë, Agjencia e Inteligjencës, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia Ushtarake nuk kanë asnjë shqiptar në pozita udhëheqëse.

Thonë se në këtë situatë alarmante, partite shqiptare në qeveri duhet të ndërpresin rolin e avokatit të politikave antishqiptare dhe përjashtuese.

Shqiptarët nuk do mbesin spektatorë por do reagojnë për të mbrojtur veten dhe interesat e tyre.

Integristëy i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht NATO-s, të ndërhyjë për të adresuar këtë përjashtim sistematik dhe për të siguruar që Maqedonia e Veriut të mbetet e angazhuar ndaj vlerave demokratike dhe partneriteteve strategjike. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share