NË SHKUP KRYQIN E KAPI NJË 17-VJEÇAR
17-vjeçari Gjorgji Nikolovski kapi kryqin e bekuar në ujrat e lumit Vardar në Shkup.
“Shëndet, fat…Zoti është I madh, Zoti sheh gjithcka. Të bashkohet populli maqedonas dhe gjithë të mirat” – ishte mesazhi i tij.
Këtë vit ishin paraqitur 157 qytetarë, që hyrën në ujrat e Vardarit. Por, nuk ishte lehtë të përballej sasia e ujit. Ekipet e shpëtimit patën shumë punë – me varka dhe litarë nxorrën qytetarët nga lumi.
Paraprakisht, kreu I Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit z.z Stefani bekoi ujrat e Vardarit.
Shënimi I festës së Ujit të Bekuar nisi në mëngjes me liturgji hyjnore që udhëhiqej nga kreu I kishës ortodokse maqedonase, kurse pas përfundimit karvani me krerët e kishës u drejtua tek ura “Liria” në Shkup.
Në këtë akt morrën pjesë Kryeministri Dimitar Kovaçevski, Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska dhe Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski.
Uji I bekuar sipas besimit të krishterë është dita kur Shën Gjoni ka bekuar Krishtin në ujrat e lumit Jordan.
Në Maqedoninë e Veriut, tradicionalisht nëpër shumë vendbanime, priftërinjtë hedhin kryqin në ujë – pishinë, lumenj, liqen, kurse njerëzit kërcejnë në përpjekje për ta kapur. Besohet se ai që kap kryqin do të ketë fat gjatë gjithë vitit.
Uji i bekuar – 19 janari, në pajtim me Ligjin për festa të Republikës së Maqedonisë, është ditë jopune për besimtarët ortodoksë. /KlanMacedonia/