Besimtarët myslimanë kremtojnë Kurban Bajramin

Spahiu: Lutemi për Kosovën, MEK të qëndrojë si mik

“Qindra besimtare falën namazin e Kurban Bajramit në sheshin Skënderbej. Kjo festë për ta njihet si dita e sakrificës dhe dhurimit ku besimtarët u lutën për më shumë prosperitet dhe paqe”.

Vetë kryetari i Komunitet Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, në këtë festë të rëndësishme për islamin, një lutje e pati edhe për qytetarët e Kosovës.

“I lutem Zotit që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë të gjejnë durimin dhe maturinë e duhur për të përballuar situatat e fundit të tensioneve dhe provokimeve në Veri të Kosovës. I lutem Zotit që kombi ynë të përparojë në çdo aspekt”, tha ai.

Kreu i KMSH-së foli edhe për situatën në kampin e MEK. Ai tha se do ta lerë drejtësinë të flasë për këtë çështje, por shtoi se ata janë miq dhe si të tillë duhet të sillen në vendin mikpritës.

“Për ngjarje të tilla, shteti shqiptari njeh shumë mirë gjërat dhe i di ato më së miri që janë më të drejta për sigurinë e vendit, për sigurinë kombëtare, për sigurinë e çdo populli dhe të çdo familjeje. Kjo është mbi të gjitha. Ata janë miq që janë në Shqipëri të vendosur dhe miku si mik qëndron”.

Edhe në Durrës, Shkodër, Elbasan dhe qytete të tjera besimtarët falën namazin e Kurban Bajramit, për të vazhduar më pas me drekën traditë, ku simbol i kësaj festë është edhe dhurimi për njerëzit në nevojë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share