Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë në mbarë botën festojnë sot Kurban Bajramin. Sipas fesë islame, rituali dhe festa e Kurban Bajramit fillon me faljen e tij herët në xhami, vazhdon me prerjen e kurbanit për atë që ka mundësi dhe shpërndarjen e mishit për njerëzit në nevojë.

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islamen në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, uroi besimtarët musliman, duke na kujtuar se kjo festë simbolizon solidaritetin, sakrificën dhe ndihmën e ndërsjellë.

Kreu i BFI-së Fetai, ka bërë thirrje për paqe e bashkëpunim në mes të njerëzve që pavarësisht ndasive.

Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, i cili filloi prej orës 04:30 ndërsa në ora 05:57, besimtarët në Shkup falën namazin e Kurban Bajramit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share