Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën më të rëndësishme, Fitër Bajramin. Për besimtarët kjo ditë shënon solidarizimin me të varfërit në mënyrë që të gjithë të kenë mundësi ta gëzojnë së bashku këtë festë.
Në Tiranë, falja e madhe u be në sheshin “Skënderbej” në orën 06.55 . Drejtuesit e Komunitetit Mysliman bënë thirrje sa më shumë solidaritet me të pamundurit, kthimin e shpresës tek të rinjtë dhe besimi tek vendi i tyre.
Një thirrje e patën edhe për paqen në vendet të cilat janë në konflikt. Fiter Bajramit është ditë gëzimi për familjet, lutjesh dhe adhurimi për të përhapur frymën e shpresës dhe dashamirësisë.
Gjatë ditës nuk mungojnë vizitat familjare dhe urimet mes tyre për pranimin e agjërimit.
Klan News