Besimtarët e krishterë festojnë Krishtlindjen

Imzot Arjan Dodaj: Lufta na thërret për reflektim dhe paqe

Besimtarët e krishterë festojnë Lindjen e Krishtit.

Qindra besimtarë katolikë iu drejtuan katedrales “Shën Pali” në Tiranë në mesnatë për të qenë pjesë e meshës së Krishtlinjdes.

Në Tiranë mesha e Krishtilindjes u mbajt në Katedralen e “Shën Palit” dhe u drejtua nga kreu i dioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodaj.

Besimatërt ortodoksë meshën e Krishtlindjes e bënë të Hënën në mëngjes.

Mesha e Krishtlindjes u drejtua nga kryepeshkopi i kishës ortodokse, Anastas Janullatos.

Qindra besimtarë ndoqën meshën në katadralen “Ngjalla e Krishtit”

Mesazhe paqeje dhe bujarie përcollen edhe qytetarët duke dhënë dhe mesazhe për të rinjtë që të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri.

“Me emocione gjithmonë. Shyqyr që i kemi këto ditë të bukura. I rujt Zoti të gjithë! Ta gëzojnë gjithë shqiptarët.”

“Gëzuar Krishtlindjet dhe suksese të gjithanshme në punë e në jetë!”

“Është drita, shpresa juaj sidomos dhe ne të na japë shëndet. Rini në Shqipëri!”

Më të lumturit në këtë ditë të shënuar janë fëmijët.

“Për Krishtlindje unë jam shumë i kënaqur, jam shumë i emocionuar këtë vit për dhuratat. Gëzuar Krishtlindjet dhe pushime të mbara.”

Festa e Krishtlindjes simbolizon unitetin dhe ngrohtësinë e të qenit të gjithë pranë familjes.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share