Besimi – Qehaja: Me projekte strategjike infrastrukturore krijojmë ekonomi të qëndrueshme, moderne dhe më të fuqishme

Ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë, si dhe realizimi i projekteve për lidhje energjetike do të kontribuojë për zhvillimin e dy vendeve dhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Ky është konkluzioni nga takimi i ministrit të Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorit të Republikës së Kosovës, Florian Qehaja.

“Bëhet fjalë për projekte strategjike infrastrukturore që kanë rëndësi të madhe për zhvillimin e vendeve tona. Autostrada Shkup – Bllacë financohet pjesërisht me grant nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor (instrumenti WBIF). Kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen si vend anëtar i BE-së. “Republika e Maqedonisë së Veriut filloi negociatat për anëtarësim në BE dhe përvojat tona do të jenë të vlefshme për rrugën që duhet të ndjekë Kosova”, theksoi ministri Besimi.

Gjatë këtij muaji u nënshkrua marrëveshja me BERZH-in, ku u siguruan 167.6 milionë euro nga BERZH-i për ndërtimin e nënaksit të dytë të autostradës Shkup – Bllacë, me vlerë të përgjithshme prej 194 milionë eurove. Krahas mjeteve të siguruara nga BERZH-i, për projektin është siguruar edhe grant investues nga WBIF-ja në vlerë prej 20.82 milionë euro, mandej 5.68 milionë euro grant për asistencë teknike, gjithashtu nga WBIF-ja, si dhe 0.35 milionë euro grant që BERZH-i i ndan gjithashtu për përpilimin e strategjisë nacionale për e-mobility dhe planit aksional për infrastrukturën rrugore.

Deri në muajin shtator pritet që të ndërtohet aksi i parë i autostradës, nga kufiri me Kosovën deri në f. Bllacë, ndërsa ndërtimi dhe financimi bëhet nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore me mjete vetanake.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share