Besimi: Partneriteti me BB-në vazhdon me programin e ri pesëvjeçar

Performanca ekonomike e Republikës së Maqedonisë së Veriut është pozitive.

Ekonomia rezultoi të jetë më rezistente se sa pritej në gjysmën e parë të këtij viti, inflacioni është në nivel njëshifror, politikat buxhetore zhvillohen sipas planit, konsolidimi gradual fiskal vazhdon, ndërsa pjesëmarrja e shpenzimeve kapitale është 5% e PBB-së në nivel vjetor, që do të ketë rol sinjifikativ në gjenerimin e rritjes ekonomike.

Kjo u theksua gjatë takimit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, me nënkryetaren e Bankës Botërore, Antonella Bassani, drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Koen Davidse dhe drejtorin e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing Yu në Marrakesh, Marok në kuadër të takimeve vjetore të FMN-së dhe BB-së.

“Me Bankën Botërore kemi partneritet jashtëzakonisht domethënës prej 30 vitesh. Ky partneritet ka rëndësi të veçantë në zbatimin e reformave të përkrahura përmes projekteve në vlerë prej 2.8 miliardë dollarëve. Përkrahja e siguruar është e rëndësishme në aspektin e pasigurisë ekonomike, ndikimit negativ të Covid-19, luftës në Ukrainë, si dhe projekteve të realizuara aktuale, të cilat i referohen përmirësimit të infrastrukturës komunale, ndërtimit të rrugëve, modernizimit të bujqësisë, efikasitetit energjetik, si dhe reformave në sektorin social dhe arsimin fillor”, nënvizoi ministri Besimi.

Ai thekson se ky partneritet i fuqishëm dhe i pandërprerë do të vijojë edhe në periudhën e ardhshme. Deri në fundvit presim finalizimin e programit të ri pesëvjeçar. Tashmë janë përcaktuar projektet që do të përfshihen në këtë program dhe të cilat do të nënkuptojnë ruajtjen e procesit të reformave në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe sigurimin e rritjes më të qëndrueshme, rezistente dhe të gjelbër.
Në këtë takim u theksua se deri në fundvit pritet të aprovohet huamarrje për politikat zhvillimore prej rreth 100 milionë dollarëve, të orientuara drejt përkrahjes së procesit të reformave në administratën publike, ballafaqimit me ekonominë joformale, si dhe përkrahjes së masave dhe aktiviteteve të parapara me Planin për rritje të përshpejtuar ekonomike.

“Përkrahja e tillë është spirancë drej përpjekjeve tona për konsolidim fiskal, të cilat paraqesin njëherazi konfirmimin e politikave makroekonomike që zbatojmë. Kjo do t’i ndihmojë vendit që të krijojë ekonomi më rezistente dhe të sigurojë zhvillim më të gjelbër”, vlerësoi ministri Besimi.

Në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit e lartë të Bankës Botërore mori pjesë edhe guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska Bezhoska.

Në kuadër të Takimeve vjetore në Marrakesh, ministri Besimi zhvilloi takime me përfaqësues të lartë të FMN-së, ndërsa pritet të takohet edhe me përfaqësues të Bankës së Amerikës, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Korporatës Financiare Ndërkombëtare – IFC dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Zhvillimit – IDA.

Lexo gjithashtu

RMV, 35 vatra zjarri, dy të tjera ende aktive

QMK apelon qytetarët për kujdes  Për çdo ditë numër i lartë i zjarreve aktive po regjistrohen nëhapësira të jashtme njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Në 24 orët e fundit ka pasur gjithsej 35 zjarre, dhe dy tëtjera janë aktive . Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, thonë që sot në mëngjes janëaktive vetëm dy zjarre në Makedonski Brod, afër fshatit Belicë ,Aty ku digjet një pyll i rrallë me pisha në një zonë të vështirë për t’uaksesuar ndërsa zjarri i dytë është në Komunën e Bogovinës, afërNovo Sellës, ku digjen pyje të përzier dhe bimësi të ulët. Për një pjesë të zjarreve, të cilat kanë rrezikuar fshatrat, ditë mëherët është intervenuar nga ajri me aeroplanë të Drejtorisë përMbrojtje dhe Shpëtim dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Nga QMK apeluan qytetaret qe te jene…
Më tepër
Total
0
Share