Besimi: 50 milionë euro mjete të favorshme për NVM-të, Qeveria po punon në mënyrë aktive në përkrahjen e kompanive vendase

Qeveria siguroi qasje në 50 milionë euro shtesë, mjete të favorshme për kompanitë vendase nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB). Kjo është pjesë e aktiviteteve që kryen shteti nëpërmjet Ministrisë së Financave për të përkrahur kompanitë dhe ekonominë vendase duke siguruar mjete të favorshme për investimet e tyre.

“Pas negociatave disamujore ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës, më datë 17 nëntor, Këshilli Administrativ i CEB-së miratoi vendimin për miratimin e Huasë programore prej 50 milionë eurove për Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili do të realizohet përmes Bankës Zhvillimore të Republikës së Maqedonisë  së Veriut.

Kjo është pjesë e asaj që ne si Qeveri angazhohemi në përkrahjen e kompanive edhe në kohë krize për të ruajtur likuiditetin e tyre, por edhe për të realizuar projektet e tyre investuese që të sigurojnë rritjen e kompanive të tyre dhe rrjedhimisht me këtë edhe rritjen e ekonomisë në tërësi”, theksoi Ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ai shtoi se, krahas këtyre mjeteve të cilat duhet të jenë në dispozicion për kompanitë deri në fund të këtij viti, janë duke u realizuar edhe aktivitete për realizimin e programeve me mjete të favorshme financiare për ndërmarrjet e Bankës Investuese Evropiane në vlerë prej 100 milionë eurove, si dhe me Bankën Zhvillimore Franceze, në vlerë prej 50 milionë eurove. Domethënëse është mënyra sesi krijohen programet që do të sigurojnë investime me vlerë të dyfishtë.

Mjetet e programit të Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës do t’u destinohen shfrytëzuesëve të fundit, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmes bankave komerciale, ndërsa ata mund t’i shfrytëzojnë   si mjete bazë dhe qarkulluese dhe në këtë mënyrë të krijojnë vende të reja pune.

Qeveria është  partnere e përkushtuar e sektorit të biznesit. Krahas mjeteve të siguruara përmes këtyre programeve, përkrahje do të vijë edhe nga Buxheti përmes realizimit të projekteve investuese, ku do të përfshihen kompanitë vendase.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share