Besiktas merr dënim me kusht nga UEFA

40 mijë Euro gjobë dhe 1 ndeshje pa tifozë në udhëtim po e përsëriti

Dhuna në stadiumin “Air Albania” që shtyu me 15 minuta nisjes e takimit Tirana – Besiktas ka sjellë edhe reagimin e UEFA-s.

Komisioni i Disiplinës pranë këtij institucioni ka gjobitur me 40 mijë Euro dhe përjashtuar për 1 ndeshje si udhëtues tifozët turq.

Gjithsesi ky ndëshkim mbetet i pezulluar për 2 vjet dhe hyn në fuqi nëse shkelja përsëritet. Këtë vendim e konfirmoi vetë klubi i Besiktasit në faqen zyrtare.

Në takimin e Conference League të luajtur më 3 Gusht në Tiranë pati përplasje mes tifozëve, ndërsa më pas gjithçka vijoi normalisht pas ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

Përleshje mes tifozëve pati edhe pas takimit në rrugët e kryeqytetit ku policia njoftoi arrestimin e 14 personave shqiptarë dhe turq.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share