Besi ka një dedikim romantik për Xhensilën, por i kujton borxhin!

Ka filluar puntata e tretë e spektaklit të argëtimit “Zemër Luana” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën në Tv Klan.

Kjo mbrëmje nisi plot emocion dhe shumë të papritura. Një episod dedikuar dashurisë e çifteve më në përfolura në skenën shqiptare e atë ndërkombëtare. Të ftuar ishin ylli i serialeve turke Tolgahan Sayışman & partnerja e tij Almeda Abazi, Sarah Berisha & partneri Dj PM, si dhe këngëtarë të programit Rita Haziri e Fidan Gashi.

Mirëpo kjo mbrëmje nuk kishte si të mos niste pa dedikime romantike nga kapitenët dhe autorja e njohur. Siç dihet kapiteni i skuadrës “Luanët e kuq”, Bes Kallaku është bashkëshorti i këngëtares së njohur Xhensila Myrtezaj. Ai nuk mundi të mos i bënte një dedikim special Xhensilës, por nuk harroi edhe një premtim epik.

Kallaku i tha se do t’ia lajë 100 mijë lekshin që i ka borxh që ajo të mos e këtë merak, ndaj ia premtoi publikisht!/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share