Besa dhe Alternativa me anëtar të përbashkët në KSHZ?!

VENDI I ZBRAZUR NË KSHZ I TAKON OPOZITËS

Dy partitë shqiptare në opozitë, Besa dhe Alternativa, këtyre ditëve janë duke zhvilluar bisedime për anëtar të përbashkët në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve – kanë njoftuar për agjencinë e Lajmeve MIA udhëheqësitë partiake, percjell KlanM.

Pas largimit të anëtarit të KSHZ-së, Krenar Llogës, I cili u emërua Ministër i Drejtësisë, ka mbetur I zbrazët një vend në KSHZ, që sipas Kodit Zgjedhor duhet t`i takojë partisë në opozitë me më shumë vota të fituara.

BESA, sic njofton MIA, paralajmëron marrëveshje me Alternativën dhe se shumë shpejt partitë do ta bëjnë publike këtë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, sic njofton KlanM, të dy partitë ishin në koalicione me parti tjera. Besa ishte me LSDM-së, por doli nga koalicioni qveritar, kurse Alternativa ishte në koalicion me ASH-në, por edhe kjo parti braktisi qeverinë. Besa ka dy deputetë kurse Alternativa tre.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi I pyetur se kur do ta nis procedurën për zgjedhje të anëtarit të ri të KSHZ-së, sic percjell KlanM, ka theksuar se në momentin kur do të dorëzohet kërkesa do të nis procedura.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share